Alketa Vejsiu është infektuar prej disa ditësh me variantin e ri, Omicron. Ndërsa ndodhet e izoluar në shtëpi, moderatorja ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instagram. Mirëpo, krahas pyetjeve rreth jetës dhe profesionit, Alketa është përballur dhe me ofendime.
Një prej tyre e ka quajtur një këmbështrembëse, që ‘as lekët nuk ia rregullojnë dot’.“Si ndihesh që je kaq me fat edhe pse je një këmbështrembëse e papame që as lekët që ke nuk t’i rregullojnë?”, i ka shkruar njëri prej ndjekësve të saj.
“Hahahaha zemër mos u mërzit për këmbët e mia, i kam pikë të fortë ato. Kam ngjitur malore, kam ecur në rrugë me gropa, kam vrapuar. Nuk janë shtrembëruar, janë forcuar muskujt. Ato këmbë më mbajnë në këmbë. Mendoj që kam fat, mendoj që di të zgjedh. Ti mos u mërzit zemër.”, ia ka kthyer Alketa.
/abcnews.al