Toni Kroos është në mesin e shtatë lojtarëve të Real Madridit, kontratat e të cilëve skadon në fund të këtij sezoni.
Klubi dëshiron të zgjasë marrëveshjen me Tonin edhe për një vit, por vetë gjermani po mendon të tërhiqet. E ardhmja e tij duket e pasigurt, Kroos është ende i bindur vetëm për një gjë, ai do ta përfundojë karrierën e tij në Madrid. Kur do të ndodhë kjo është një mister.
Edicioni spanjoll i AS ndau një informacion të brendshëm të freskët. Sipas tyre, gjermani ka një kusht, do të pranojë të vazhdojë kontratën me “klubin mbretëror” vetëm nëse i garantohet një vend në formacionin titullar.
Në moshën 33-vjeçare, Toni mbetet një pjesë integrale e skuadrës së Carlo Ancelottit. Këtë sezon, gjermani ka marrë pjesë në 26 ndeshje.
Kroos e nisi ndeshjen kundër Athletic Bilbaos në stol. Toni doli në fushë në fund të atij takimi dhe shënoi një gol gjashtë minuta më vonë. /G.D abcnews.al/