Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

As Izmir Smajlaj nuk “ndez”, atleti ynë përshëndetet me Olimpiadën Tokyo 2020

schedule13:16 - 31 Korrik, 2021

schedule 13:16 - 31 Korrik, 2021

Izmir Smajlaj nuk ka arritur ta gjejë maksimumin e tij në Olimpiadë dhe si pasojë finalja është bërë e paarritshme për atletin e kërcimit së gjati.

Mesditën e sotme ai bëri paraqitjen e tij dhe kërcimi i tij më i mirë ishte 7 metra e 86 centimetra. Rezultat i dobët për shkodranin, i cili u rendit në vendin e nëntë të grupit A kualifikues.

Smajlaj nuk arriti të kualifikohet as mes kërcimeve më afër normës dhe si pasojë ai i thotë lamtumirë Lojërave Olimpike, duke mos arritur synimet e tij. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!