Rama: Kur Kushner dhe Ivanka erdhën këtu nuk ishte ende e qartë nëse Donald Trump do tw shkonte nw burg apo nw Shtwpinw e Bardhw. Ata ishin investues amerikanë që pyesnin a mund të kemi një shans për investime në Shqipëri. Trump mund të shkonte edhe në burg, por s’më takonte mua të merreshe me këtë.
Nga njëra anë më thonë jam i Soros tani me Kushner pra gjejeni se kush jam. Unë jam kryeministwr i Shqipërisë dhe dua që të gjithë të investojnë në Shqipëri
Nëse projekti nuk do të japë përgjigjen e duhur, projekti do të kthehet të përmirësohet. Këto janë objektivat që kemi, kushdo më merr për të mirëqenë gabohet. Gjithmonë kam besuar se bukuria është ajo për të cilën kemi nevojë. Ky lloj përqëndrimi është dicka që nuk e gjeni askund, duam të bukurën. Dicka që të ndryshojë Shqipërinë. Pyetja është nëse unë duhet të jem domodoshmërisht që të vihem në dyshim, I bën kjo ata më të respektuar se unë? Pse? Se cdo politikan është hajdut, të korrptuar e kriminelë? Është shumë e lehtë ta mendosh kështu, ju vini nga vende që ende I besoni gazetarisë. Si mund të merremi me këtë oqean gënjeshtrash? Cdo ditë është e sëmurë po gërryen botën demokratike, po e kthen përmbys.


