“As gruaja e Bilalit dhe as Vojo amerikani”, Patozi në ABC News: “Dy gjelat” betejë për territor

schedule18:24 - 5 Mars, 2020

schedule 18:24 - 5 Mars, 2020

I ftuar në studio me Endri Xhafon, në ABC News, ishte Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Patozi ndau me opinionin publik, bindjet e tij në lidhje me situatën politike, krijuar ditët e fundit, mes presidencës dhe mazhorancës.

Sipas Patozit, të dy palët politike ose “dy gjelat” siç i quajti ai, duke iu referuar Ramës dhe Metës, po bëjnë lojën e tyre politike për të fituar më shumë terren. Sipas Patozit të dy palët politike janë përfshirë në një terren shkeljesh ligjore, dhe lufta e tyre gjoja në interes të vendit, është hipokrite.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Ka një shprehje që thotë, kur i mëncuri tregon hënën budallai sheh gishtin, pavarësisht motiveve të Ilir metës dhe pavarësisht backgroundit të Ilir Metës, pavarësisht asaj që e motivon, a ka të drejtë Ilir Meta në argumentet e tij se mazhoranca po kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese?

Astrit Patozi: Nëqoftë se do jemi të drejtë duhet të themi që të dy palët  qeveria dhe presidenti, po tentojnë në mënyrën e tyre ta kapin gjykatën kushtetuese, kjo ndodh brenda lojës politike. Ku është kapërcimi? Ilir Meta thotë që po e shkel kushtetutën Edi Rama dhe populli duhet të ngrihet. Nga ana tjetër mazhoranca thotë se Ilir Meta kërkon të kapë gjykatën Kushtetuese. Por kush e ndan këtë gjë? Unë si qytetar që kam zero respekt për të dy? Unë, mendoj se një palë e tretë duhet ta vendosë, jo ata vetë. Dëgjova Edi Ramën që thoshte Vojua amerikan për presidentin dhe pastaj dëgjova edhe Presidentin që thoshte gruaja e Bilalit. Tani midis gruas së Bilalit dhe Vojos amerikan unë nuk zgjedh asnjërin, pra një palë e tretë duhet të vendosë. Në mungesën e Gjykatës Kushtetuese, kemi një instrument i cili është i sforcuar, Komisioni i Venecias, është i vetmi instrument ku mund ti drejtohemi një arbitri.

Endri Xhafo: A ka të drejtë presidenti kur thotë se ditën që mazhoranca kishte thirrur Komisionin e Venecias, miratuan ligjin për anëtarët e gjykatës kushtetuese

Astrit Patozi: Po ka shumë të drejtë në këtë pikë.  Sepse ishte një kapëqrcim dhe ekzagjerim i maxzhorancës por nga ana tjetër  kjo nuk të jep të drejtën të thërrasësh popullin që ta vendosë por duhet ti drejtohesh përsëri Komisionit të Venecias të thotë fjalën. As presidenti nuk po pret Venecian. Ilir Meta abuzon kur thotë se u nxeh me faktin se mazhorana i bëri pabesi Komisionit të Venecias dhe ndaj thirri popullin, ndërkohë që gënjen. Pse gënjen? Sepse popullin e kishte thirrur në 8 dhjetor, të njëjtin popull kur kjo nuk kishte ndodhur. Por edhe sikur të kishte ndodhur përpara 8 dhjetorit përsëri duhet ta vendoste Komisioni i Venecias se kush kishte të drejtë mes dy institucioneve. Pra as gruaja e Bilalit dhe as Vojo amerikani.

Endri Xhafo: Ismail Kadare në veprat e tij ka një shprehje që thotë; kërkimi i tepruar i së drejtës mund të cojë në padrejtësi. A e ka tepruar Presidenti me përdorimin e retorikës politike dhe sidomos me kërcënimin për të shkrirë parlamentin?

Astrit Patozi: E gjitha është betejë politike dhe asgjë juridike. Cdo gjë që thuhet është hipokrizi. Edhe flamuri i mbrojtjes së Kushtetutrës edhe të tjera janë sllogane, që përdoren për të fshehur një fakt tjetër, që kjo është një betejë për territor që bëhet mes dy gjelavë të politikës. Ilir Metës i rri ngushtë kostumi i presidentit, do të dalë nga kafazi ku e ka futur Edi rama me vullnetin e tij, dhe trhërret popullin. Si mund të thirret nga një bir i rilindjes si produkt politik. Ilir Meta përfaqëson sot, një pakicë shqiptarësh atë që ka votuar LSI-në që ai udhëhoqi në fushatën e 2017. Për mua shkelje më e rëndë e kushtetutese është që presidenti  i zgjedhur të udhëheqi fushatën e një partie politike, ndërkohë që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. A ishte gjëmë e madhe ajo që bëri presidenti në 2017? Jo, sepse edhe të tjerët e kishin shkelur kushtetutën apo kodin zgjedhor me atë marrëveshjen e pisët të 17 majit. Pra presidenti në një farë mënyre u fut në një terren shkeljesh ligjore pas një pazari të ulët politik që ndodhi mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Shqipërinë nuk mund ta marrin zvarrë tre persona që ti bëjnë edhe 1 prillin, edhe 21 janarin, dhe 17 majin, herë fshihen pas flamurit amerikan herë pas shqiptar.

Endri Xhafo: Ju thoni se është politike, që Ilir Meta të mos shkarkohet, apo politike në perspektivën kur Ilir Meta të mos jetë më president i të republikës.

Astrit Patozi: Është një lloj presioni, që ilir Meta të mbajë kuotat politike apo ti rrisi ato përballë Edi Ramës duke patur parasysh një fuqizim të mëtejshëm të Edi Ramës si kryeministër. Ky është meraku i tij, besoj që Ilir Meta e ndjen se Edi Ramës nuk i intereson ta shkarkojë. Meta do të qëndrojë me sa duket se është betuar që deri në 22 korrik 2022 do të qëndrojë, do të mbrojë flamurin amerikan dhe shqiptar, këtë detyrë i ka caktuar vetes. Nëse kjo marrëveshje mund të prishet, atë mund ta prishë Ilir Meta. Edi Ramës i intereson një presidnet i delegjitimuar, i telendisur. Sot qeveria po e përdsor presidentin si pengesë. Vetë Ilir Meta a ka ndërmend ta shkarkojë parlamentin?

Endri Xhafo: Vetë Ilir Meta ka ndërmend ta shkarkojë parlamentin?

Astrit Patozi: Nuk ka të drejtë ta bëjë. Nëse ai premton se do e shkarkojë parlamentin le ta bëjë, do të dëshiroja ta bënte.

Endri Xhafo: Pse nuk do e bëjë?

Astrit Patozi: Nuk do e bëj sepse e di që nuk do merrej parasysh dhe do i hidhej në kosh të plehrave,  siç i ndodhi me dekretin e 13 tetorit. Ilir Meta nuk e ka shumë qejf tja përmendësh dekretin e 13 tetorit që nuk u përfill, edhe një mospërfillje tjetër si fisheku i fundit….

Endri Xhafo: Ai ka dhënë fjëln…

Astrit Patozi: Fjala nuk ka shumë vlerë në Shëqipëri, sepse po të kishte vlerë të gjithë këta që kanë lëvizur gurët e shahut politik në shqipëri, nuk do e bënim këtë debat. Presidenti bëri një letër sot, drejtuar komisionit të zgjerimit të Europës që shqipëria të parnohet por pastaj i jep një mijë arsye që të mos pranohet, kjo është qesharake./abcnews.al