As Gega s’e ndryshon Kukësin, formacionet në Elbasan dhe Durrës

schedule16:19 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 16:19 - 5 Dhjetor, 2020

Kukësi-Apolonia dhe Teuta-Kastrioti janë ndeshjet e radhës, që luhen në Superiore prej orës 16:45. Te verilindorët rikthehet në pankinë Skënder Gega, ndërkohë që formacioni nuk ndryshon. Apolonia nga ana tjetër ka pësuar disa ndryshime, duke nisur edhe nga trajneri, pasi Nikolin Çoçlli është në stol.

Teuta e Kastrioti gjithashtu vijnë me ndryshime. Te durrsakët nuk është Hoxha dhe titullar luan Pjeshka. Në mesfushë Martini ka aktivizuar Dajën dhe në sulm i vetëm Krasniqi. Edhe krutanët kanë disa mungesa dhe trajneri Ndreu ka bërë ndryshime të detyruara.

KUKËSI-APOLONIA
Kukësi:
Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Limaj, Taipi, Ibraimi, Matheus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Skënder Gega
Apolonia: Harizaj, Sota, Agyare, Bumbar, Mihana, Smaçi, Mehmeti, Haxhiu, Kumani, Omeri, Eyoh. Trajner: Nikolin Çoçlli

TEUTA-KASTRIOTI
Teuta:
Frashëri, Todorovski, Pjeshka, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
Kastrioti: Hidi, Neziri, Boyom, Shkalla, Prodani, Mehmeti, Hussein, Okebugwu, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu