Marina Vjollca, përveçse një moderatore e suksesshme, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen dhe për bukurinë që e karakterizon. Së fundmi bukuroshja e ekranit ka folur për kujdesin që tregon ndaj vetes. Marina ka treguar se ka humbur 10 kilogramë, dhe jo për shkak të një diete të mundshme apo të ndonjë aktiviteti fizik.
“Rashë në peshë rreth 10 kile, nuk e di se çfarë ndikoi tek unë që u dobësova shumë dhe njerëzit e vunë re. Shumë njerëz më thanë je duke mbajtur dietë apo jam duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Nuk është fare e vërtetë, nuk e di çfarë ndodhi. Mbase periudha stresuese e pandemisë.”, tha Marina në emisionin “Jo vetëm modë”. /abcnews.al