As Chelsea e as Arsenal, “fantazisti” ganez zgjedh një tjetër emër në Premier League

schedule16:35 - 6 Gusht, 2023

schedule 16:35 - 6 Gusht, 2023

Teksa fillimisht lidhej me një kalim te klubet e Londrës, Chelsea ose Arsenal, “fantazisti” ganez i “tulipanëve” të Ajax, Mohammed Kudus është akomë dhe më pranë kalimit në Premier League, por fitues për shërbimet e 23-vjeçarit, duket se ka dalë një ekip tjetër.

Bëhet fjalë për “pulëbardhat” e Brighton, me këta të fundit që kanë arritur akordin me klubin e fanshëm nga Holanda, me një marrëveshje e cila pritet të kushtojë plot 40 milionë euro, shifër kjo e pranueshme për një lojtar me cilësitë e ganezit.

Në krahun tjetër është arritur dhe akordi mes klubi e lojtarit e tanimë mungonë vetëm zyrtarizimi, me ganezin që kalon brazilianin Joao Pedro, i cili kushtoi 35 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e “pulëbardhave”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!