Alessandro Nesta e ka shumë të qartë se nga kush merr frymëzimin në rolin e tij. Trajneri i Reggiana ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke shpjeguar se si stili i tij i lojës është frymëzuar nga disa kolegë të shquar që po bëjnë shumë mirë në Europë.
“Unë studiol gjithçka, Leverkusen i Xabi Alonso është interesant, pastaj De Zerbi ose Girona në Spanjë.
Në këtë sezon të Serie B, Vivarini më mahniti, e takova në Coverciano dhe më bëri përshtype ideja e tij për futbollin. E munda në “Boxing Day”, por nuk kam parë një skuadër si kjo në Serie B që nga koha e Empolit e Andreazzolit.
Duhet të shikojmë jashtë, sepse Italia nuk është më djepi i futbollit, edhe pse vetë jam italian”, është shprehur Nesta, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit dhe i kombëtares italiane./h.ll/abcnews.al