Ditën e sotme ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ishte në Thumanë, ku u takua me Lirie Xhixhën, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Qytetarja u shpreh se shteti e ka lënë në haresë dhe nuk i ka dhënë asnjë lloj ndihme, ndërsa tha se çadrën ku po qëndron bashkë me fëmijët dhe bashkëshortin e ka siguruar vetë.
Ndërkohë kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike.
Bushi shpehet se familja Xhixha, e cila rezulton me 5 kurora, sipas certifikatës familjare, po trajtohet me bonus qiraje mujore që prej 30 janarit të këtij viti, në shumën 650 mijë lekë të vjetra.
Lexo edhe: Iu dëmtua shtëpia nga tërmeti, banorja e Thumanës: Na sorollasin, lekët i marrin ata me vila
“Fakti që këta banorë nuk janë zhvendosur në ambiente me qira, por vijojnë të banojnë në çadra edhe pse trajtohen me bonusin e qirasë, është zgjedhjeje e tyre kryesisht e lidhur me tokën dhe në asnjë rast në kompetencë të Bashkisë, apo si pasojë e trajtimit diskriminues ndaj tyre”,-thuhet në reagimin e kryebashkiakut të Krujës”, tha Bushi.
Bushi thotë më tej se anëtarët e kësaj familje, pasi kanë aplikuar për banesë të re, do të marrin jo 5, por tre njësi, në përputhje me kriteret.
“Do të trajtohet me banesë kryefamiljari Gëzim Xhixha, kryefamiljari Xhenis Sejfuli dhe për të njëjtën godinë do të trajtohen me një banesë të përbashkët kryefamiljarët, Dhurata Xhixha, Lirie Xhixha, Altin Xhixha”, thuhet më tej në sqarimin e Bashkisë Krujë.
Këto familje, gjithashtu trajtohen nga zyra e ndihmës ekonomike dhe e shërbimit social me mujore totale 213 mijë lekë në total. Duke ju referuar këtyre të dhënave, kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi i përgjigjet ish deputetes demokrate Oriola Popuri që publikoi rastin: “Jemi të keqardhur që një forcë politike bën denoncime të tilla pa marrë parasysh faktet me qëllimin për të përfituar politikisht”, shprehet ai.
/abcnews.al/