Artizania Edlira Sulaj: “Ngyrat e traditës”, synon të informoi brezin e ri në Shqipëri dhe diasporë

schedule16:58 - 29 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 29 Korrik, 2021

Nga Leontina Nika

Kohët moderne kanë zbehur interesin ndaj kulturës popullore. Ngjyrat e traditës,  u prezantuan  pranë instalacionit “Reja “   me synimin e  lidhjes  së brezit te ri me element te traditës popullore shqiptare.

Artizania Edlira  Sulaj , prej 20 vitesh riprodhon kostumet popullore shqiptare, bazuar tek motivet e hershme. Për 8 muaj , do të behet prezantimi i 8 çifte kostumesh , burri e gruaje me të gjithë elementet përbërës të tyre.

Kostumet tradicionale të Shqipërisë  së mesme ngrejnë siparin e  paradës tradicionale  shqiptare  ku prezantohet  veshja e rindërtuar duke sjell edhe teknikat artizanale te  prodhimit të tyre dje dhe sot

Projekti quhet me “ngjyra e traditës”, të përzgjedhim mbi 8 çifte veshjes,  që janë të vjetra dhe ti prezantojmë ato sesi i kemi ruajtur çdo element të tyre. Dhe një tjetër element është mënyra sesi vishet veshja tradicionale”, ka thënë ajo.

Paralelisht  me  panairet që zhvillohen në hapësira të ndryshme publike në Shqipëri  për brezin e ri shqiptar, ka edhe  ndërveprim  me Shkollën Shqipe Skandërbeg në qytetin e Parmes si dhe Forumin e Gruas Shqiptare në Parma Itali. Ky  aktivitet mbështetet nga agjencia për mbrojtjen e shoqërisë civile./abcnews.al