Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Artizania e Rusanit/ Besnike Myrto nga Delvina mban gjallë qëndisjet, zahiretë e amanetet e brezave

schedule20:32 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 20:32 - 13 Dhjetor, 2025

DELVINË- Në fshatin Rusan të Delvinës, kushdo që shkon do të takojë patjetër Besniken. Shtëpia e saj në qendër të fshatit përkrah xhamisë së Gjin Aleksit, është ndalesa e çdo turisti që viziton monumentin trashëgimisë kulturore.

Besnike Myrto është gruaja që ruan traditat e punës së dorës, të mësuara qysh në fëmijëri e të përvetësuara me mjeshtëri në gjithë vitet e saj të jetës. Në fillim qëndismat ishin një domosdoshmëri për vajzat e reja, por më pas për Besniken  u kthyen në pasion.

Përveç punës artistike, të gjithë prodhimet e kopshtit, Besnikja i ka kthyer në zahire me të cilat pret vizitorët, apo i shet tek ata që duan të marrin copëza të traditës shqiptare me vete. Ky pasion i Besnikes për punimet e dorës dhe zahiretë është kthyer dhe në punën e saj. Edhe përse me çmime modeste, vizitorët blejnë produktet e saj të përgatitura me pasion.

Në zone, Besnike Myrto është unike, me pasionin dhe fanatizmin për punët e dorës, për të krijuar dhe për tua mësuar brezave të reja, ai amanet nga një tjetër gjeneratë. Gruaja nga Delvina ka ditur të tërheqë vëmendjen e të bëjë për vete turistët që vizitojnë Delvinën e xhaminë e Rusanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!