Artistja Najada Hamza vjen me ekspozitën personale “sepse shpresa më jep forcë”

schedule17:51 - 16 Prill, 2021

schedule 17:51 - 16 Prill, 2021

Artistja Najda Hamza ndjesitë e pandemisë i kthen në art. Ekspozita “ Sepse shpresa me jep force” është çelur në galerinë Fab, kuruar nga Arba Baxhaku dhe Ardian Kapo.

Artistja Najada Hamza vjen para publikut me ekspozitën personale“ Sepse shpresa me jep force”. Punimet shpërndarë në tre odat e hapësirës së galerisë Fab, të cilat rrëfejnë përjetimin e autores lidhur me vitin e pazakontë pandemik.

Përshpirtja , përmes prazmoreve, ankthi i shfaqur nga përkrenaret si shenj mbrojtje.. ndaj sulmit të pandemisë, e shtegu i shpresës në kopshtin e luleve, këto janë tri dimensionet e ekspozitës së artistes Najada Hamza çelur në galerinë FAB.

Pandemia e ka karikuar, shpirtërisht artisten Najada Hamza e cila vjen me një ekspozitë krejt të veçantë, që i ka ardhur krejt natyrshëm, përjetimet e ngujimit, mendor, shpirtëror dhe fizik që solli bashkë me të pandemia, vijnë më një gjuhë sa historike, gjitha prazmoret, përkrenaret mesjetare, joshur herët prej tyre, tashmë vijnë të shtresëzuara në telajo, por tej bukurisë së pamatë të ornamenteve e mbishkrimeve në to, artistja ,ndalet fort në një detaj, që pak kush e percepton, zbrazëtia.

Ekspozita ndahet në tri pjesë dhe tre tipologji objektesh, të shpërndara në tre odat e hapësirës së galerisë, të cilat rrëfejnë përjetimin e autores lidhur me vitin e pazakontë pandemik. Fragmente armaturash mesjetare, helmeta e parzmore shërbejnë si metaforë e mburojave mendore e fizike thekson Hamza.

Cikli i pikturave shprehet procesin e frikës dhe ngurtësimit mendor që pësuam gjatë gjithë periudhës së pandemisë, kur truri u kthye në rojën e trupit thotë artistja

Një cikël të veçantë i ka dedikuar edhe luleve fort të dashura në krijimtarinë e saj, të cilat përmbyllin me shpresë, gjithë atë trishtim që la pas pandemia

Kujtimet e fëmijërisë, vijnë përmes trëndafilit të pajës së gjyshes. Vazhdimi i jetës, tejçohet që në hyrje e daljes me instalacionin trëndafilave. Ekspozita kuruar nga Arba Baxhaku dhe Ardian Kapo, do të qëndrojë deri më 1 maj në FAB.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!