“Artistja e shpirtit”, Dafina Zeqiri tregon idhullin më të madh të saj

schedule07:42 - 14 Korrik, 2020

schedule 07:42 - 14 Korrik, 2020

Është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Dafina Zeqiri ka qenë shumë aktive me projekte muzikore, dhe që janë pritur mjaft mirë nga publiku. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ndër të tjera ajo foli dhe personin që e ka frymëzuar më së shumti për të arritur këtu ku është sot.

Ka plot artistë shqiptarë që më pëlqejnë shumë dhe më vjen shumë mirë që po dalin më shumë artistë të rinj që të krenohemi me ta. Por njeriu që më ka frymëzuar më së shumti që iu desh me lënë karrierën e saj për ne, është mami im. Ajo është artisti i shpirtit, më e madhja që ekziston dhe më vjen shumë mirë që kam trashëguar muzikën dhe talentin prej saj.“, tha Dafina.

 

View this post on Instagram

 

Love you!

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

Kujtojmë që Dafina ka sjellë këtë verë dy këngë, që janë pëlqyer shumë. “Aman” në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B, si dhe “La Vida”, që e bëri bashkë me artistin suedez, Gee Dixon. /abcnews.al/