Roberto Mancini, trajneri i ri i kombëtares së Arabisë Saudite, është pikturuar me një top të përgjakur në një murale të artistit Alexandro Palombo, në stadiumin San siro në Milano dhe në pjesë të tjera të qytetit. Palombo ka krijuar një art ndërgjegjesues për lojtarët dhe trajnerët që shesin fytyrën e tyre për paratë e mbretërisë saudite të Mohammed bin Salman, ku situate në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut është shumë e rëndë.
“Ne kemi parë lojtarë të gjunjëzuar kundër racizmit, me fytyrat e tyre të lyera me ngjryë të kuqe kundër dhunës ndaj grave, të veshin shirita me ngjyrat e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT dhe të dënojnë luftën, tani shohim lojtarë dhe trajnerë që i shesin fytyrat e tyre Arabisë Saudite të Mohammed bin Salman, një prej vendet më mizogjeniste dhe më të egra ndonjëherë, ku të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, liria e grave dhe ajo e komunitetit LGBT nuk ekszistojnë dhe dënohet çdo shenjë e përkatësisë të një feje të ndryshme nga islami.
Ne nuk mund të largohemi nga fytyra e vërtetë e mbretërimit të Mohammed bin Salman, sepse kjo nuk është një lojë, por një plan politik me të cilin Arabia Saudite përdor futbollin si një mjet shpërqendrimi masiv për të fshehur veten në jetën tonë dhe për të vënë në gjumë mendjen tonë. Mos u bëni bashkëfajtorë në këtë proces të kolonizimit të lirisë sonë sepse në Arabinë Saudite liria nuk ekziston”, deklaroi Alexandro Palombo./h.ll/abcnews.al