Artistët kanë protestuar për të gjashtën herë, para Teatrit Kombëtar, kundër shembjes së godinës. Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika kundërshtoi sërish projektin për Teatrin e ri, me partneritet publik privat.
Krahas protestës për godinën, aktori dhe kryetari i sindikatës së teatrit Arben Derhemi, u shpreh kundër rizgjedhjes në postin e drejtorit kombëtar të Hervin Çulit , pasi sipas tij, ai u ka mbyllur dyert aktorëve.
Edhe këtë herë, protestës iu bashkuan edhe aktivistë të shoqërisë civile. /abcnews.al