Artistët lezhjanë, koncert falas për banorët e prekur nga tërmeti që janë strehuar në hotele

schedule13:50 - 18 Dhjetor, 2019

schedule 13:50 - 18 Dhjetor, 2019

Për banorët e Thumanës të strehuar në hotelet e Shëngjint është mbajtur një koncert për të lehtësuar disi traumën e tërmetit.

Artistët lezhjanë janë përpjekur që për 2 orë të argëtojnë banorët e prekur nga tërmeti.

Disa nga ta nuk kishin ndjekur asnjëherë një shfaqe drejtpërdrejt.

“Shumë mirë, u kënaqa, harruam çfarë ishte tërmeti”

Për tju kthyer buzëqeshjen dhe humorin për banorët e Thumanës kanë performuar 21 artistë.

Regjisori dhe ideatori i këtij koncerti, Kol Kunora  tregon se mbështjeja e këngëatrëve për sjellë moment të gëzueshme për të dëmtuarit nga tërmeti ishte maksimale.

“Të gjithë të pranishmit që ishin brenda në një sallë të tejmbushur, këndonin bashkë me artistët”, shprehet, Kol Kunora.

Koncerti për familjet e prekura nga tërmeti u mbajt falas për banorët e Thumanës të dëmtuar nga tërmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!