Artikulli i “Kronnen Zeitung“ për Shqipërinë: Margaritari i harruar i Adriatikut

schedule12:12 - 30 Janar, 2018

schedule 12:12 - 30 Janar, 2018

Në një arikull të gazetarit Karl Grammer, për gjermanen “Kronen Zeitung”, vendi ynë cilësohet si një margaritar i harruar në Adriatik. Në përshkrimin e autorit vendi ynë ofron peisazhe malore të paprekura dhe një këndvështrim të ri për Mesdheun.

Një ftesë për të parë Mesdheun nga një këndvështrim i ri dhe për të udhëtuar në peisazhe malore, vjen nga gazetari Karl Gramer në artikullin e tij për gjermanen “Kronnen Zeitung”. Shkrimi nis me një vështrim të shkurtër historik të një vendi dikur të izoluar nga regjimi komunist e që ka shumë për të ofruar për këdo që do të zbullojë një vend të ri, pasi Shqipëria sipas tij është një margaritar i harruar në Adriatik.

Në ndalesën e tij në kryeqytet Grammer, thekson se dhe në Tiranë ndodhet një kërpudhë e kohës së Enver Hoxhës, duke iu referuar Bukart-it. I shoqëruar nga një sirenë alarmi që paralajmëron një sulm ajror shkallët të zbresin në një muze nëntokësor ku ka instalime artistike të cilat tregojnë një të kaluar të errët të vendit, një kohë kur metodat e spiunazhit ishin në rend të ditës, shkruan ai. Por gjithësesi Shqipëria është një vend në tranzicion që po pret hyrjen në Euopë e kjo përfshin dhe turizmin.

Për sa i përket turizmit Grammer thekson se shqiptarët janë ta interesuar për të pritur të huajt, mikpritës aq sa nënë Tereza një nga personalitetet më të njohura shqiptare do të kishte qenë krenare për sjelljen e tyre.

Bota e lashtë zbulohet në Apolloni – vijon më tej shkrimi ndërsa gazetari është vendosur jo shumë larg nga Fieri, dhe ndalesa e rradhës do të jetë në Vlorë, pika më e ngushtë e Adriatikut, ku rruga të çon në gadishullin idilik të Karaburunit.

E ndërsa udhëtimi vijon përpara shfaqet Parku Kombëtar i Llogarasë e Saranda në jug është parajsa e të gjithë atyre që duan plazhin.

Ndërsa Gjirokastra – qyteti i gurëve, është një vend që duhet vizituar në këmbë pasi është shumëe vështirë të gjedh një rrugë që nuk është e pjerrët. Por pavarëisht vëshirësive, ia vlen – nënvizon Gramer. Pjesa më e madhe e shtëpive janë bërë nga pllaka prej gurëve të maleve më të afërta.

Së bashku me Gjirokastrën edhe Berati është në listën e thesareve arkitekturore të UNESCO-s. “Qyteti i 1001 dritareve” është i famshëm për shtëpitë e tij të bardha që rreshtohen në të dyja shpatet e luginës.

Vizita e tij përfundon në qytetin e Krujës e cila i ka dhënë shqiptarëve heroin kombëtar Skënderbeun – një simbol i dashurisë historike për liri.

Por në priteje për të parë armët e këtij heroi, Gramer mëson se shpata dhe përkrenarja e tij ruhen në muzeun e Vjenës./abcnews.al