Arti i punës së dorës te kukullat e Tushemishtit

schedule15:33 - 30 Tetor, 2021

schedule 15:33 - 30 Tetor, 2021

Nga Ledjona Xheladinaj

Princesha Elsa, Ana flokëkuqja, njëbrirëshi, Superman, Spiderman dhe plot personazhe të tjerë, mahnitin të vegjël dhe të rritur.

Nëse udhëtojmë në fshatin turistik të Tushemishtit ajo ç’ka na ra në sy janë këto kukulla të punuar me grep. I punon zonja Përparime që sapo e takon reflekton pozitivitet.

Punimet me grep i ka mësuar në moshë fare të re. Dy vjet më parë e nxitur nga vajza e saj e vogël guxoi të eksperimentojë dhe ja doli të bëjë kukulla me grep.

“E para s’doli kaq mirë sa këto që bëj sot”.

Kukullat prej akreliku duken perfekte. Personazhet dallohen lehtësish se kush janë. Shqisat, flokët, veshjet e tyre janë punuar mjeshtërisht nga Përparime Gegprifti. S’ju mungon asnjë detaj.

Tregon se më të vështirë për t’u realizuar janë heronjë e djemve.

“Personazhet e djemve”.

Për çdo kukull akreliku i duhet të shpenzojë 4 orë në ditë. Çmimi që ju ka vendosur është modest. Është zemergjerë kur sheh prindër që nuk ja u blejnë dot fëmijëve ul çmimin.

“4 orë punoj por çmimi është 5 mijë”.

Mes personazheve të kartonave në stendë gjen e kukulla me veshje popullore. Sipas Përparimes preferohen më shumë nga kosovarët.

“Ata blejnë”, tha ajo.

Përparimja është bërë mjeshtre, nëse sheh një njeri e shndërron në kukull akreliku.

“Kam bërë një vajzë, e ty mund të të bëj”.

Punimet e saj kanë tërhequr dhe vëmendjen e të huajve që vizitojnë Tushemishtit.

“Turistë franceze ndaluan dhe më blenë 8 kukulla. Shumica ishin burra”.

Kukulla i përshtat dhe me festat.

“Për vit të ri bëj babagjyshë”.

I vjen keq të vajzat e reja nuk kanë inters të mësojnë punimet e dorës. Përpiqet që të paktën të mësojë vajzën e saj 13 vjeç.

“Vajza i vuri flokët unicorn”, tha më tej.

Të punosh kukulla akreliku duhet pak durim. Përparimja e papërtuar është e gatshme të mësojë të rinjtë.

Në pritje të blerësve ajo ulet në stol dhe vazhdon të punojë me grep kukulla të reja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!