Nga Megi Pojani tek Kejvina Kthella, reperi iu këndon vajzave të showbizzit: Arti duhet të specifikohet më bukur

schedule11:10 - 7 Qershor, 2021

schedule 11:10 - 7 Qershor, 2021

Ray Ray është reperi krejt ndryshe nga të tjerët. Ai ka publikuar projektin e tij të ri që mban titullin “Megi dhe Herkuli”, nëpërmjet së cilës iu këndon vajzave bukuroshe të showbizzit shqiptar.

Për moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se ka vendosur të mos iu këndojë armëve, siç ndodh rëndom, për shkak se nuk e shikon si një shembull të mirë duke marrë shkas dhe nga përjetimet e luftës në Kosovë. “Mendoj se arti duhet të specifikohet në mënyrë më të bukur, që të japësh një mesazh, të kërcehet dhe të kënaqet.”, tha ai.

Por çfarë qëndron pas këtij titulli të këngës. Reperi thotë se ndër personazhet e preferuar të tij është Megi Pojani. “Megi dhe Herkuli, në një farë mënyre e kam lidhur titullin me një mitologji greke që flet për djalin e perëndive dhe mundohen t’ja mundin fuqitë. Por në fund i mposht të këqijat dhe në fund e duan të gjitha gocat e Greqisë.”, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!