Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli pas përfundimit të ndeshjes Liverpool-Arsenal. Arteta pranoi se në pjesën e parë ishin dominues, por në të dytën skuadra e tij gaboi shumë.
“Ndeshje me intensitet të lartë. E nisëm ndeshjen jashtëzakonisht mirë, e dominuam dhe e çuam aty ku donim. Shënuam të parin dhe vazhduam të luanim ashtu siç donim. Shënuam edhe të dytin dhe ky ishte një moment për të përfunduar lojë. E megjithatë, para përfundimit të pjesës së parë, ne u dhamë atyre shpresë.
Ne pranuam golin dhe ata krijuan besim në këtë atmosferë dhe stadium të veçantë. Pjesa e dytë ishte një histori shumë e ndryshme. Jo se si e filluam, sepse këtë gjë e bëmë shumë mirë, por se si e vazhduam. Ne dorëzuam shumë topa, veçanërisht në zona shumë të rrezikshme kur hapësirat janë të mëdha dhe kundërsulmet janë të rrezikshme”, përfundoi trajneri spanjoll i Arsenalit./h.ll/abcnews.al