Arteta i lumtur me barazimin në “Etihad”: Ishim vërtetë të mirë, u mbrojtëm në mënyrë perfekte

schedule11:16 - 1 Prill, 2024

schedule 11:16 - 1 Prill, 2024

Ishte nga ato sfida, që zakonisht përcaktojnë fituesit e titullit kampion dhe siç pritej dhuroi spektakël. “Qytetarët” e Manchester City u përballën pasditen e së dielës, me “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën që u mbyll me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, duke lënë gjithçka të hapur deri në fundin e këtij sezoni, në garën për fitimin e Premier League.

Pas barazimit pa gola, në “Etihad”, tekniku i Arsenal, Mikel Arteta u shpreh i lumtur që ia dolën ta ndalonin këtë skuadër të shënonte në shtëpinë e vet, gjë që nuk ka ndodhur për rreth tre vite e më tej u shpreh se nëse nuk fiton dot, të paktën të mbash barazimin, ndaj Manchester City është një rezultati pozitiv, teksa i konsideroi “Qytetarët”, si skuadra më e mirë në botë.

“Ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari shumë kërkues. Ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne ishim vërtet të mirë. Hera e parë që ata nuk shënojnë në shtëpinë e tyre në tre vjet. E keqja është se ne kishim disa raste të mira për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam ato.

Gjithmonë dëshirojmë që t’i fitojmë ndeshjet dhe përgatitemi për to. Megjithatë nëse nuk i fitojmë dot, sigurohemi për barazimin. Ata janë skuadra më e mirë në botë për mendimin tim deri tani dhe ne duhet të arrijmë dhe të përpiqemi të jemi më të mirë se ata”,- u shpreh tekniku spanjoll, pas përfundimit të sfidës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!