Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, i druhet një largimi të mundshëm të kapitenit Pierre-Emerick Aubameyang. Edhe pse një qendërsulmues, Auba ka luajtur në të majtë të treshes së sulmit, aty ku ka shkëlqyer.
Kapiteni i “Topçinjve” është futur në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe rinovimi duket larg. Si pasojë, Arsenali ka nisur punën për të gjetur pasuesin e 30 vjeçarit.
Objektivi kryesor i Artetës, është Memphis Depay. Sipas Le10Sport, trajneri i Arsenalit e do me çdo kusht holandezin në skuadër, për një shumë që mund të kalojë 50-60 milion eurot./abcnews.al
Mikel Arteta wants to take Memphis Depay to Arsenal, according to Le10Sport ? pic.twitter.com/k7vF3qQUk0
— Goal (@goal) July 1, 2020

