Arteta flet pas infektimit: Mbroni njëri-tjetrin, Federata më befasoi

schedule20:27 - 13 Mars, 2020

schedule 20:27 - 13 Mars, 2020

Mikel Arteta ishte i pari aktor i sportit në Angli që u prek nga koronavirusi. Lajmi për infektimin e trajnerit të Arsenalit u bë publik rreth mesnatës së kaluar dhe pak minuta më vonë u mor vesh edhe për infektimin e Hudson-Odoi të Chelsea.

Drejtuesit e futbollit ishullor vendosën të pezullonin gjithçka deri në datë 4 prill dhe Arteta e vlerëson këtë gjest. Në një prononcim nga Tëitter, 37-vjeçari konfirmon gjendjen e mirë dhe ka një mesazh për të gjithë njerëzit.

Faleminderit për fjalët e mira dhe mbështetjen. Ndihem më mirë në këto momente. Po përballemi me një sfidë të paparë deri tani. Gjëja që ka më shumë rëndësi në këto moment është shëndeti i ne të gjithëve. Mbroni njëri-tjetrin duke ndjekur rregullat dhe do t’ia dalim së bashku. Urime Premier League për marrjen e vendimit të duhur”, deklaron trajneri spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!