Arsenali e mbylli në barazim 0-0 sfidën shtëpiake ndaj Manchester United. Miqtë ishin disi më mirë në pjesën e parë, ndërsa ekipi i Mikel Artetës dominoi fraksionin e dytë të takimit.
Trajneri spanjoll ndihet i kënaqur me lojën që ofroi skuadra e tij, edhe pse kishte mungesa të shumta në këtë sfidë të fortë. “Tre nga lojtarët tanë më të mirë munguan dhe kjo ndikoi.
Gjithsesi, jam shumë i kënaqur me ndeshjen e djemve të mi. Të gjithë e ndjejnë veten pjesë të projektit tonë, janë gati të japin kontributin e tyre dhe ndodhemi në rrugën e duhur.
Aubameyang? Nuk e di se kur mund të kthehet, po punojmë rreth kësaj çështje bashkë me FA dhe autoritetet shtetërore. Ai po respekton rregullat, është kujdesur për familjen e tij dhe për momentin ndodhet në karantinë“, deklaroi Arteta. /abcnews.al