Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës, pasi ka arritur të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve, në zgjedhjet e zhvilluara sot.
Artan Hoxha ka marrë 348 vota nga pedagogët dhe stafi akademik, ndërsa pas tij renditen Mimoza Hafizit, e cila ka marrë 176 vota, dhe Kozeta Sevranit, që ka siguruar 122.
Ndërkohë në universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” rektori Roland Zisi është rizgjedhur për një tjetër.
Burime bëjnë me dije se procesi i numërimit ka përfunduar duke nxjerrë fitues Zisin për katër vitet e ardhshme.
Në Korçë ka triumfuar Dhimitër Bello me 95 vota, i cili ishte në garë me Lorenc Ekonomin që ka marrë 54 vota./abcnews.al