Artan Hoxha zbulon qytetet e “mbytura” nga paratë e drogës, mes tyre edhe Tirana

schedule16:56 - 29 Shtator, 2022

schedule 16:56 - 29 Shtator, 2022

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një krahasim mes Tiranës dhe qyteteve të Kolumbisë dhe Ekuadorit, të cilat sipas tij janë identike.

“Ore identike, sikur i ka pjellë e njëjta mendje… Sikur i ka projektuar e njëjta dorë”, shkruan hoxha në Facebook.

Sipas tij ajo që i lidh edhe më shumë këto qytete janë ndërtimet e pafundme dhe të larta të ndërtuara me paratë e drogës.

Postimi i Hoxhës:

Kur degjoj udheheqesin, qe u lodh per te na mbushur mendjen, se ka vendosur rregull dhe ka ndaluar ndertimet pa leje ne Tirane, me kujtohen vetem keto qyetet “motra” te Tiranes, ne Ekuador dhe Kolumbi…

Tirana, Bogota, Medellin, Guayaquil…

Ore identike, sikur i ka pjelle e njejta mendje…

Sikur i ka projektuar i njejti arkitekt…

Sikur i kane ndertuar te njejtet ”mbreter” te betonit…

Sikur i kane ideuar, lejuar dhe legalizuar te njejtet  makuter te pushtetit….

Ne fund te fundit, pse te mos ngjajne si dy pika uji??!!

A nuk jane narko-qytete, ku gelon paraja e narkotrafikut global???!!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!