Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve në Durrës

schedule13:07 - 28 Prill, 2020

schedule 13:07 - 28 Prill, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha deklaron se hetuesit kanë gjetur një mesazh në telefonin e viktimave në Durrës, që mund të çojë direkt te autorët. Sipas gazetarit mesazhi i gjetur në telefonin e dy vëllezërve që u ekzekutuan, Besmir dhe Viktor Haxhia mund të shërbejë si indicie.

“Në Durrës janë 2 vëllezër, njëri nga ta është prind, janë djemtë e vetëm të shtëpisë, janë edhe 3 motra. U goditën në moshë të re. Te kjo pista e përgjimeve një element që ka dalë, është një mesazh që është kapur ne telefonate viktimave që janë duke u kontrollura. Ky mesazh dyshohet të jetë një indicie që mund të çojë direkt drejt autorëve”, tha Hoxha.

LEXO EDHE: Vrasja e dyfishtë në Durrës, vëllezërit Haxhia u qëlluan nga një “Toyota” gri

Më tej Hoxha thekson se autorët kanë qenë të përgatitur dhe i kanë vëzhguar dy vëllezërit, duke studiuar lëvizjet e tyre.

Të dhënat tregojnë se autorëte janë përgatitur. Çdo atentat ka një kosto sepse janë mjetet që do të përdorësh, automjeti që ti djeg. Dikush është paguar për këtë.

Dje një nga elementët që po kërkohet te kamerat e sigurisë, është fakti nëse autorët kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë. Edhe në rastin konkret meqenëse vëllezërit kanë qenë të izoluar, janë goditur pasi kanë dalë nga servisi. Atentatorët kanë pasur informacione të saktë për lëvizjet e tyre. Aty nuk ka shumë kamera sigurie. Janë sekuestruar më shumë se 8 kamera. Po kërkohet për drejtimet nga ka lëvizur automjeti. Në rastin konkret nuk është gjetur makinë e djegur. Kjo e bën më të vështirë”, deklaroi gazetari në studion e Abc News.

LEXO EDHE: Artan Hoxha: Kriminelët janë përgjuar gjatë karantinës, kjo i ngjan qetësisë para furtunës

/abcnews.al