Artan Hoxha: T’u bëhet testi i drogës dhe alkoolit personave që dalin nëpër studio

schedule13:32 - 7 Qershor, 2022

schedule 13:32 - 7 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK, i cili sipas tij ka rrjedhur me qëllim informacione nga operacionet e tyre si edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të penduarit e tjerë. Gjatë intervistës në Abc Live, Hoxha tha se SPAK nuk po bën arrestimet sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit duke marrë edhe shembullin e atentatit ndaj një biznesmeni në Tiranë. Hoxha tha se në dëshminë e Dumanit thuhet se është marrë një makinë në Durrës për vrasjen e biznesmenit.

Thuhet edhe emri se nga kush e ka marrë atë makinën. Ai personi është pjestar i një grupi kriminal në Durrës. Por deri më tani SPAK nuk ka guxuar të bëjë arrestime”, tha Hoxha duke theksuar se gjatë javës tjetër do të nxjerrë edhe informacione të tjera në lidhje me arrestimet e SPAK, ndërkohë që tha se politika sponsorizon persona që dalin dhe flasin kundër tij nëpër televizione.

Kur duan të të japin ndonjë mesazh, këta të politikës nuk të marrin vetë në telefon, por nxjerrin njerëz nëpër studio dhe të sulmojnë. Dalin tipa të droguar dhe të pirë, bashkëpunëtorë të kriminelëve që deri dje kanë mbrojtur krimin dhe të sulmojnë nëpër studio. Kanë qenë prokurorë deri dje dhe kanë prishur provat e 21 Janarit e tani dalin na bëjnë moral. Këtyre njerëzve duhet t’u bëjmë testin e alkoolit para se t’i fusim nëpër studio”, tha Hoxha.

“Flasin për mua këta që deri më sot, pijën më të fortë që kam provuar është dhalli”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!