Artan Hoxha: Sali Berisha duhet të shkojë dëshmitar në gjyq për 21 Janarin

schedule23:15 - 31 Maj, 2021

schedule 23:15 - 31 Maj, 2021

Gazetari Artan Hoxha u shpreh mbrëmjen e sotme në ABC se me rihapjen e dosjes, pret që ish-kryeministri Sali Berisha të shkojë në gjyq si dëshmitar për 21 Janarin dhe që minimalisht të dënohen ekzekutorët.

Drejtësi për 21 janarin është që personat përgjegjës, “punëtorët e krimit”, ata që kryejnë vrasjen, duhet të ndëshkohen. Nëse ti e drejton armën mbi një qytetar ti e di pasojën që ka arma, ti nuk je amator, por profesionisti më i mirë.

Minimalisht punëtorët e krimit dhe ekzekutorët të shkojnë atje ku kanë vendin. Ata nuk janë vrasje pa dashje. Ai nuk ishin duke vaisur automatikun dhe u ra arma nga dora. Por kur unë marr vijë shënimi, kjo nuk është vrasje pa dashje.

Duhet të rikualifikohet vepra penale dhe tjera duhet të ketë një hetim shterues për të shkuar te “brigadierët” që kontrollin punëtorët. Thjeshtë ta marrë një prokuror sot me këtë mundësi ta lexojë dhe njëherë dosjen ka për të gjetur plot prova të reja.

Unë shpresoj kaq; Berisha është një njeri që nuk ka shkuar kurrë para gjykatës, për 14 shtatorin është thirrur 56 herë dhe nuk ka shkuar asnjëherë dhe policia nuk e ekzekutoi urdhrin e arrestit kurrë.

Minimalisht pres të shkojë në cilësinë e dëshmitarit se ku i dinte ato që tha” deklaroi Artan Hoxha në Log.

Katër ditë më parë Prokuroria e Tiranës vendosi që të rihapte hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës në 21 janar 2011 në qendër të Tiranës gjatë protestës së opozitës së atëhershme./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!