Artan Hoxha publikon dokumentin: Si e kontrollon Shqipëria trafikun e heroinës

schedule17:10 - 13 Gusht, 2021

schedule 17:10 - 13 Gusht, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar një buletin të Uashingtonit të vitit 2002. Duke u ndalur fillimisht tek situata në Afganistan, ku teksa SHBA po tërheq të gjithë trupat, talebanët po marrin kontrollin, gazetari thekson se vendi vazhdon te mbetet prodhuesi numër një në botë i heroinës.

Ndërkohë, duke bërë një paralelizëm me situatën e sotme, Hoxha thotë se 20 vite më parë Shqipëria ishte në amatorizëm, ndërsa edhe pas dy dekadash, vazhdon të kontrolloje njërin nga akset kryesore të linjës ballkanike të heroinës drejt tregut me të pasur në bote, atij europian.

Postimi i plotë:

Duke rremuar ne arkive……26 shkurt 2002

Nje raport intrigues i Buletinit te Uashingtonit ne Kombet e Bashkuara…

Kur Shqiperia dhe shqiptaret ishin duke kaluar nga amatorizmi ne profesionalizem, ne biznesin lokal dhe europian te narkotrafikut.

Ndersa rregjimi taleban ishte rrezuar nga pushteti, prodhuesi me i madh i heroines boterore, Afganistani, ndodhej ne udhekryq per te ardhmen.

Bashke me kontrollin e territorit afgan, do te percaktohej dhe autoriteti, qe do te merrte ne dore prodhimin global te heroines.

Gati 20 vite me pas, ushtria Amerikane do largohet perfundimisht ne javen e fundit te gushtit nga Afganistani, ndersa Talebanet jane duke pushtuar njeri pas tjetrit qytetet kryesore te vendit.

Pas plote dy dekadash, qeverite post talebane te vendit dhe administrimi nderkombetar i SHBA sebashku me NATO-n, deshtuan per ta kthyer Afganistanin ne normalitet dhe sidomos per te asgjesuar industrine kriminale miliarda dollaresh te heroines.

Sot, vetem 4 jave nga 20 vjetori i sulmit terrorist te 11 shtatorit 2001 ne SHBA, Afganistani vazhdon te mbetet prodhuesi numer 1 ne bote i heroines.

Madje nuk e ka humbur aspak peshen globale ne prodhimin e heroines dhe sidomos ne vendosjen e çmimit te shitjes se saj….

Shqiperia edhe pas dy dekadash, vazhdon te kontrolloje njerin nga akset kryesore te linjes ballkanike te heroines drejt tregut me te pasur ne bote, tregut Europian.

Sigurisht narkotrafiku shqiptar tashme eshte ne nje stad tjeter zhvillimi.

Ka kaluar nga “klasat fillore” ne pergatitjen e “doktoratures per master”…

Pasi kemi konsoliduar ciklin e mbyllur te trafikimit te heroines Afgane, nga vendi i origjines ne kontinentin Aziatik drejt shperndarjes me pakice ne rruget e qeteteve te BE-se, kemi krijuar dhe maturuar tashme brand-in kombetar te kanabisit Made in Albania ne tregun Europian.

Oreksi vjen duke ngrene, thote populli.

Prandaj ne vitet e fundit narkotrafikantet shqiptare po intesifikojne me shume sukses perpjekjet per te bere te njejten gje ne biznesin global te kokaines, nga Amerika Latine drejt Europes.

Ku sigurisht, nuk jemi me amatore, por profesioniste te sprovuar, te etur per tregje te reja, dhe te uritur tmerresisht per te fituar sa me shume, nga industria me fitimprurese kriminale ne planet…

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!