Artan Hoxha nga qyteti i Pablo Eskobar: Kolumbia është shumë e ngjashme me Shqipërinë

schedule19:25 - 8 Shtator, 2022

schedule 19:25 - 8 Shtator, 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një lidhje me Skype nga qyteti modelin i Kolumbisë me emisionin “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se si ndihet që ndodhet në një nga qytete më të famshme në Kolumbi por dhe në botë për shkak të lidhjeve me Pablo Eskobar, Hoxha tha se i duket vetja si në “shtëpi”.

Ai theksoi se Kolumbia dhe Shqipëria nuk ndryshojnë shumë, pasi edhe atje si në Shqipëri krimi i organizuar funksionon njësoj, por edhe jeta politike dhe qeverisja është po ashtu shumë e ngjashme.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Do doja një përshtypje si ndihesh të jesh në një vend për të cilin ke folur shumë

Hoxha: Në fakt edhe pse jam një oqean larg ka një disnivel prej 7m orës me Shqipërinë, por nuk duhet larg realiteti në Shqipëri. Na dallon vetëm kontinenti. Ka shumë gjëra që ngjajnë, mënyrat se si këto vende qeverisen, se si këto vende kanë probleme me narkotrafikun dhe krimin. Vetëm dje kam lëvizur nga Bogota drejt modelin, dhe mu duk se Tirana është një lagje e Bogota. Duket sikur ne po kopjojmë diçka tjetër. Padiskutim që Medelin është një qytet i njohur prej bëmave të Pablo Eskobar, është një qytet që ka një popullsi sa gjithë Shqipëria. Duket një qytet shumë i bukur, por ka probleme në pjesën tjetër të qytetit. Besoj që shqiptarët shenjat e para i kanë vënë re që në fillimet e viteve 2000 kur kanë mbërritur në Kolumbi dhe kanë arritur marrëveshje me kartelet kolumbiane. Sot jemi në një realitet krejt tjetër, kolumbianët kanë dëgjuar më shumë për ne.

Xhokaxhi: Si funksionojnë shqiptarët atje, ke folur me ta, me ata që merren me këto lloj aferash?

Hoxha: Sigurish që pjesë e vizitës kanë qenë kontaktet me autoritet, por dhe me shqiptarët që jetojnë në Kolumbi. Por sigurisht që pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk bëjnë punë të pista, por sigurisht që ju intereson dhe pjesa tjetër e situatës. Kolumbia vazhdon të jetë prodhuesi kryesor i kokainës. Unë ndodhem në qytetin e Medelinit ku kartelet nuk e kanë fuqinë që kanë patur, por sigurisht që ato vazhdojnë. Në këtë pjesë të Kolumbisë ndodhen portet e Oqeanit Atlantik, ku një pjesë e anijeve që janë nisur drejt Shqipërisë janë nisur nga ky port. Shqiptarët nuk janë bosët e mëdhenj këtu, sigurisht që janë emisarët që janë dërguar nga Europa për të mbuluar ngarkesat e produkteve të tjera, kryesisht të frutave dhe produkteve të mishit. Një pjesë e tyre më pas qëndrojnë në këtë zonë, pasi janë në kërkim nga Europa.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!