Ditët e fundit ka patur një numër të madh ngjarjes kriminale në vend, siç janë vrasja mafioze e Kastriot Reçit, ajo e Guxim Gjyriçit apo masakrimi i Drita Saliajt në Mallakastër.
I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” përballë Enkel Demit, gazetari investigativ Artan Hoxha komentoi ngjarjet e rënda duke theksuar se nevojitet një vigjilencë e madhe e policisë për të zbardhur këto krime.
“Vrasjet janë në vijim, ditët e fundit kanë ndodhur ngjarje që do të kene vijim në të ardhmen, dhe kjo është më e frikshme ngjarja në Tropojë dhe Rrëshen janë ngjarje tipike të krimit të organizuar. Ngjarjet që janë për motive të dobëta autorët kapen”, u shpreh Hoxha.
“Ka shumë faktorë që ndikojnë , krimi i organizuar sot është ënë një nivel tjetër të kriminalitetit është më i përgatitur”, tha ai.
Sa i përket vrasjes në Gjyriçit, a pritet që ajo të rikthejë hakmarrjet në Tropojë?
“Nuk ka pasur kurrë ndëshkueshmeri për serialin e vrasjeve. Ngjarja në Tropojë kanë filluar që në janarin e ’98. Fakti që në Kosovë pëgatitej një luftë clirimtare e bëntë Tropojën një zonë të nxehtë. Një tjetër problem ishte infrastruktura, edhe ulja e helikopterit ishte problem.
Ngjarja e fundit në Tropojë, ka dyshime të forta se rrezikon të hapë spiralen pasi Gjyriçi ishte personazh i papërfshirë.
Është një fis i madh. Është një fis i madh dhe nuk kanë qenë të përfshirë dhe godtija e një përseonazhi të tillë sjell. Lëvizjet e autorëve mënyra e ekzekutimit, duke pasur parasysh ngjarjet e mëparshme ashpërsia ka qenë maksimale. Janë kryer atentate me mina të telekomanduara kur ende nuk dihej se çfarë ishin”, deklaroi Hoxha.
Më tej Hoxha theksoi se viktima Gjyriçi ishte e panevojshme sepse nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjet e ndodhura, ishte personazh që nuk ruhej, ka lëvizur lirisht, u shpreh Hoxha.
“Lidhur me serialet që kanë ndodhur më para , vrasja duket që është bërë nga vrasës që nuk janë për herë të parë. Vrasja është bërë nga njerëz që nuk janë të indentifikuar do të thotë që nuk kemi të bëjmë me konflikt banal, mënyra se si autorët janë larguar nga skena e krimit të lë të dyshosh. Autorët kanë përdoru nje rrugë të mesme që lidh Tropojën me Hasin një rrugë kjo në të cilën kanë ndodhur ngjarjet më të frikshme.
Janë tre persona njëri është qitësi dhe dy të tjerët ndihmësit, deri para se të ndoshtë ngjarja vitkima ka qrenë i shoqëruar nga të afërm. Si është e mundur që ngjarja të ndodhë dhe të mos ngrihëet nja postbllok shtroi pyetjen gazetari Hoxha.
“Drejtësia ka qenë pothuajse inekzistente, ndërsa pas vitit 2005 pati një lloj reagimi por u godit vetëm një palë. Kamerat e sigurisë për shkak të ligjit në Shqipëri nuk drejtohen nga rruga. Situata nuk duket mirë dhe kisha paralajmëruar”, vijoi ai. /abcnews.al