Artan Hoxha kujton Santon 6 vite pas vrasjes: Ata që tërhoqën këmbëzën i nisën pas teje

schedule12:40 - 26 Qershor, 2020

schedule 12:40 - 26 Qershor, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar Artan Santon 6 vite nga vrasja e tij në kryeqytet. Ai thotë se ata që e vranë Santon janë vrarë pasi i nisën për në botën tjetër për të fshehur gjurmët dhe për të këputur zinxhirin e provave.

Artan Hoxha shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar sepse vrasësit e vërtetë vazhdojnë të jetojnë të qetë.

“Ata qe terhoqen kembezen, ate mengjes te nxehte qershori, mbase mund ti kesh pare gjekundi, andej, udheve te ferrit.

I nisen pas teje per ne boten tjeter, per te fshehur gjurmet dhe per te keputur zinxhirin e provave, qe te çonin drejt vrasesve te vertete.

Vrasesit e vertete, ATA qe urdheruan, dhe perfituan direkt nga ajo ngjarje, vazhdojne te jetojne “te lumtur” , pasi i kane lare duart nga njollat e gjakut…

Asgje nuk ka ndryshuar, fiks si 6 vite me pare”, shkruan Artan Hoxha.

Santo u qëllua për vdekje nga dy persona në zonën e ish-Bllokut në Tiranë./abcnews.al