Artan Hoxha: Kriminelët janë përgjuar gjatë karantinës, kjo i ngjan qetësisë para furtunës

schedule12:21 - 28 Prill, 2020

schedule 12:21 - 28 Prill, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve të izolimit elementë të njohur të botës së krimit për të kuptuar nëse ata po përpiqen të kryejnë ndonjë veprim kriminal, por edhe nëse kanë qenë pjesë në ngjarje të ndodhura më herët.

Artan Hoxha tha se vendi tani ndodhet në një qetësi para furtunës sepse   grupet kriminale deri më sot janë përshtatur me izolimin, ndërsa me lehtësimin e masave do përgatiten për veprimet e radhës.

Ai tha se një pjesë e madhe e pjesëtarëve të këtyre grupeve kanë mbetur brenda vendit me mbylljen e kufijve duke u bërë lehtësisht të gjendshëm nga kundërshtarët e tyre.

LEXO EDHE: Autori gjakftohtë në Lezhë u afrua të sigurohej, si e kishte paralajmëruar vrasjen pak ditë më parë

“Është një situatë e rreme. Është një qetësi para furtune. Grupet kriminale gjetën mënyratr për t’u përshtatur me situatën pasi vrasjet nuk bëheshin sepse autorët bëjnë llogari se si të largohen nga vendi i ngjarjes. Ngjarjet e djeshme ishin mjaft të rënda dhe janë pasojat të karantinimit.

 Njerëzit kanë qëndruar mbyllur dhe pjesëtarë të rrezikshëm të grupebe kriminale kanë mbetur brenda vendit. Në momentin ku ata fillojnë lëvizjet gjenden më lehtë nga kundështarët dhe rivalët e tyre.

Gjithë kji tkurrje gjatë kësaj kohe e ka bërë këtë lloj kategorie më agresive. Policia Gyqësore dhe Policia Kriminale janë përpjekur të kryejnë përgjime sepse njerëzit kanë folur edhe në izolim me idënë që të mbledhë prova në lidhje me ngjarje që mund të ndodhin dhe kanë ndodhur”, tha Artan Hoxha./abcnews.al