Gazetari Artan Hoxha ka shkruar në një status në rrjetet sociale se sot është dita që burrat e shtetit të bëjnë gati tekstin e dorëheqjes pasi sipas tij ai që humb duhet ët hapë krahun.
Hoxha shkruan se në të kundërt nuk e ka fajin populli, na pëlqen apo jo rezultati.
“Sot eshte dita per ata, qe na kane thene se jane “burra shteti”, te bejne gati tekstin e doreheqjes dhe ta shpallin publikisht. Kjo histori nuk mund te vazhdoj serish me te njejtat fytyra.
Kush humb, hap krahun dhe i lejon forces se vet politike ringritjen. Ne te kundert, nuk e ka fajin populli, na pelqen ose jo rezultati. Perpara se te dilni te fajsoni popullin, ndaloni nje moment dhe mendoni cfare duhej te kishit bere ndryshe….”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al