Artan Hoxha: Basha të dëshmojë për 21 Janarin

schedule22:10 - 20 Janar, 2022

schedule 22:10 - 20 Janar, 2022

Gazetari Artan Hoxha i ka bërë thirrje publikisht kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës që të dëshmojë për 21 janarin 2011, ku u vranë katër protestues të PS në bulevardin “Dëshorët e Kombit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha i referohet deklaratës së Bashës pak javë më parë, i cili tha se ai nuk veproi në 8 janar si Berisha 11 vite më parë.

Sipas gazetarit, tani Basha duhet të dëshmojë të vërtetën për atë ngjarje, ku ai mbante postin e ministrit të Brendshëm.

E plotë nga Artan Hoxha:

Lulzim Basha, deshmo te verteten per 21 janarin, ose hesht si bashkepunetor i Berishes ne krim…

Ne nje deklarate te bere pas përfundimit të mbledhjes së grupit të punës për zgjedhjet e brendshme në PD, me 13 dhjetor 2021, Lulzim Basha tha:

“Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar. Por unë nuk u përgjigja, siç u përgjigj Berisha në 21 janar.

Ne do ruajmë qetësinë, ….Ngutet frikacaku(Sali Berisha) dhe ngutja e frikacakut, i ka kushtuar PD-së në 30 vite”….

Me kete deklarate publike pas 11 vitesh nga protesta e 21 janarit 2011, Lulzim Basha, ish/ministri i brendshem ne momentin qe ndodhen vrasjet e 4 protestuesve, u distancua qartasi nga shefi i tij, ish/kryeministri Sali Berisha.

Dashur pa dashur, ndoshta ne inat e siper, por per here te pare publikisht, Lulzim Basha, e drejtoi gishtin tek Sali Berisha, si autor i vrasjeve ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”…

Neser eshte pervjetori i 11-te i protestes se 21 janarit, dhe Lulzim Basha, per here te pare eshte i lire dhe i distancuar nga Sali Berisha.

Tani, ish-ministri i brendshem ne 21 janar 2011, Lulzim Basha, ka mundesine te deshmoje, cila eshte e verteta e asaj masakre.

Kush urdheroi per te vrare protestuesit e pafajshem, ndersa demostrata ishte drejt fundit?

Cilet jane autoret direkt te vrasjeve?

Kush urdheroi te fshiheshin gjurmet e vrasjeve, te fshiheshin pamjet e kamerave te kryeministrise ne mesnaten e 21 janarit dhe te prishej vendngjarja?!

Kush urdheroi pengimin e hetimeve te 4 vrasjeve nga prokuroria?!

Cili dha urdher qe Policia e Shtetit, te mos ekzekutonte 6 urdherarrestet e firmosura nga prokuroria, per drejtuesit e Gardes se Republikes?!

Deri tani, ish/ministri i brendshem i 21 janarit, Lulzim Basha, ka qene po aq pergjegjes per vrasjet, sa shefi i tij, kryeministri Berisha.

Sot, Lulzim Basha, minimalisht ka mundesine t‘i krijoje vetes rrethana lehtesuese nga pergjegjesia e ketij krimi.

Ka shansin te rrefej per here te pare, para shqiptareve dhe familjeve te 4 te vrareve, te verteten e te premtes se zeze te 21 janarit 2011.

Ky rast mbase nuk do t‘i jepet me.

Nese vertete Lulzim Basha, deshiron qe shqiptaret ta besojne, se eshte distancuar nga Sali Berisha dhe e shkuara kriminale e tij, duhet te deshmoje te verteten per te largur pergjegjesine personale nga ky krim shteteror.

Ne te kundert, te hesht pergjithmone, duke mbajtur mbi vete fajesine si bashkepunetor i Sali Berishes ne kete masaker…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!