Artan Hoxha analizon përplasjen FSHF-Bashki: Mund të shtyhen edhe zgjedhjet

schedule22:35 - 25 Janar, 2022

schedule 22:35 - 25 Janar, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka analizuar përplasjen mes kreut të FSHF Armand Duka dhe Bashkisë së Tiranës.

“Unë dua ta shoh ngjarjen nga zanafilla. Ky është një episod i ngjarjes. Zanafilla është që futbolli i Shqipërisë, sporti që prodhon më shumë të ardhura është i marrë peng nga një sistem që në këto momente nuk kemi zgjidhje. Lufta po bëhet për Dukën. Në fakt është sistemi, nuk është Duka vetë. Ai ka krijuar një sistem të tërë që është e pamundur ta mundësh.

Duka ka ndryshuar statutin e FSHF dhe të drejtë vote kanë vetëm 52 delegatë. Në zgjedhjet e datës 2 Mars 26 vota i kanë shoqatat dhe janë fshirë votat e kategorisë së dytë dhe të tretë. Mes tyre janë edhe klube me shumë emër si Luftëtari. Nuk ndodh në asnjë vend të botës që presidenti i FSHF shet të drejtën televizive”, tha Hoxha.

Ai u shpreh se janë dy fakte që i kanë shtyrë palët në përplasje. Një prej tyre është finalja e Conference League që mund të sjellë edhe skuadrën e Romës në Tiranë dhe stadiumi Selman Stërmasi.

“Zgjedhjet nëse shtyhen do bëhen për ta ngritur situatën në një nivel tjetër të presionit politik. Ka një element ku dy palët përplasen. Është finalja për herë të parë në Conference League. Mund të luajë Roma në stadiumin kombëtar. Se ty mund të vijnë minimalisht 10 mijë turistë tifozë. Kërkohen hotele dhe t’u lihen linja të posaçme. Kjo pikë është shfrytëzuar për mua nga kryetari i bashkisë.

Pika e dytë që këta të dy përplasen është stadium Selman Stermasi sepse nuk funksionon më. Aty është bërë projekti për të ndërtuar një stadium tjetër si ai. Por me qendër tregtare. Kjo nuk është ndarë deri tani se kush do ta bëjë”, tha Hoxha. /abcnews.al