Artan Grubi: Kryeministrin shqiptar në Maqedoni e propozon Ali Ahmeti

schedule17:29 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 17:29 - 17 Dhjetor, 2021

Artan Grubi nga BDI ka komentuar propozimin e liderit të VMRO-DPMNE-së që Afrim Gashi të jetë mandatar për kryeministër në qeverinë kalimtare, shkruan TV21. Grubi thotë se për të propozuar kryeministër, VMRO-DPMNE fillimisht duhet të fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Propozimi vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, nga z. Ali Ahmeti, nuk mund të propozojë ndonjë parti tjetër në përputhje me marrëveshjen, në veçanti jo VMRO, për arsye se nuk e ka mandatin.

Në momentin kur e fiton mandatin në zgjedhje parlamentare, po qoftë se propozon një shqiptar VMRO-ja për kryeministër në vend të z.Mickoskit apo këdo qoftë tjetër që e kanë planifikuar për mandatar, gjithsesi se do e përkrahim”, ka deklaruar Grubi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!