Filozofi dhe akademiku Artan Fuga me botimin “Origjina e pushtetit, pronës dhe pasurisë” i bën një skaner tranzicionit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare. Fuga në një intervistë për Abc News jep arsyet pse “Shoqëria Periferike” si dhe ajo” Piramidale” nuk e kanë forcën për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.
Gjithashtu ai komenton edhe miratimin e Reformës Zgjedhore, ku kritikon listat e mbyllura.
“Origjina e pushtetit , pronës dhe pasurisë” është studimi mbi 20-vjeçar i filozofit dhe akademikut Artan Fuga, i cili ka parë dritën e botimit nga shtëpia botuese “ Papirus”. Përmes “Shoqërisë Periferike” dhe asaj Piramidale, Fuga pasqyron me fakte tkurrjen e lëvizjes së masave dhe dobësimin e opinionit publik në këto 3 dekada, të cilat kulmojnë në vitin 2019.
Në këtë studim paraqitet mungesa e pavarësisë së intelektualëve dhe artistëve, ata sipas Fugës janë kapur nga politika.
Marrëveshja e palëve politike për Reformën Zgjedhore, serish me lista të mbyllura nuk ishte surprizë për Artan Fugen, por ky kod zgjedhor ka prodhuar një nivel deputetesh të ulet në parlament, ku shumica, janë militant dhe jo intelektualë.
Artan Fuga përmes dy librave, jep shpjegimin dhe arsyet pse asnjëra shoqëri as periferikia dhe as shoqëria piramidale nuk e ka forcën për ta integruar Shqipërinë në Evropë.
Këto dy libra i drejtohen sa lexuesit të specializuar po aq edhe qytetarëve në tërësi, me qëllim që ata të ushtrojnë presion mbi pushtetin në të mirë të shoqërisë. /abcnews.al/