Arta Marku takim me Kreun e SHISH, Helidon Bendo

schedule13:07 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 13:07 - 28 Dhjetor, 2017

Prokurorja e përgjithshme Arta Marku ka pritur sot në zyrën e saj kreun e Shërbimit Informativ shtetëror, të emeruar nga Kryeministri, por ende të padekretuar nga Presidenti, Helidon Bendo.

Bendo mban pozicionin e zv/drejtorit të shërbimit Informativ Shtetëror dhe pas dorëheqjes së ish-drejtorit Visho Ajazi Lika ai ushtron kompetencat e tij.

Takimi mes Bendos dhe Markut u zhvillua me dyer të mbyllura.

Ky është takimi i parë i shefes së organit qendror të Akuzës me kreun e shërbimit sekret që pas marrjes së detyrës prej saj në 19 dhjetor.

Më herët gjatë ditës së sotme Kryeprokurorja Arta Marku ka pritur në takim edhe ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schultz.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë, ndërsa burime nga brenda institucionit të akuzës theksojnë se ambasadorja Gjermane ka dhënë mbështetjen e saj për zgjedhjen e Markut në krye të prokurorisë së përgjithshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!