Arta Marku refuzon Gashin, nuk vjen në gjyq

schedule18:56 - 13 Shkurt, 2018

schedule 18:56 - 13 Shkurt, 2018

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, nuk pranoi të paraqitet personalisht në përballjen gjyësore mes saj dhe Rovena Gashit në Gjykatën Administrative. Pas kësaj, kërkesa e Gashit u refuzua edhe nga gjykata. Ndërsa avokati i ish-drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme bëri një sfidë publike për Prokurorinë e Përgjithshme.

Çlirim Gjata: “Prandaj unë e kërkova. Se e ka ligji në bazë të kërkesave ligjore, qoftë ligji për gjykimet administrative, qoftë kodi i procedurës civile, që kur ka paqartësi thirret vetë Prokuroja e Përgjithshme, personalisht të vijë t’i sqarojë gjërat”.

Kjo kërkesë e bërë nga avokati i Rovena Gashit në seancën e 31 Janarit 2018 u kundërshtua nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Përmes përfaqësueses së saj në gjykatën Administrative, Pranvera Gruda, Marku shprehu mungesën e vullnetit për t’u paraqitur në gjyq.

Juristja e Prokurorisë e cilësoi kërkesën të pabazuar në ligj, pretendim që u miratua në vijim edhe nga gjykata.

Pas këtij vendimi kryesuesi i seancës deklaroi të mbyllur fazën përgatitore dhe caktoi datën 27 Shkurt për seancën e shqyrtimit në themel të padisë.

Çlirim Gjata: “E çuditshme është se nuk e di se ku po shkon prokuroria. Kur vetë një prokurore ka frikë nga salla e gjyqit. Mendoj se ky është një intimidim i keq për të gjithë prokurorët”.

Duke rikujtuar se Rovena Gashi u lirua pasi dërgoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve emrat e dy deputetëve që prekeshin nga dekriminalizimi, Gjata bëri një sfidë publike për Prokurorinë e Përgjithshme.

Çlirim Gjata: “Fakti që u ndërrua Drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë nuk është kot.m Nuk ka qenë thjesht një lajthitje ligjore. Ajo ka një qëllim. Unë e thashë. Jam gati të djeg licensën time nëqoftëse drejtoria e re e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme do dërgojë qëoftë edhe një emër të nëpunësi të kriminalizuar sot e tutje”.

Urdhri administrativ për lirimin nga pozicioni drejtues i Rovena Gashit u firmos nga kryeprokurorja Marku në 29 Dhjetor 2017./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!