Njihni djalin që zbukuroi muret e Tiranës gjatë karantinës

schedule09:24 - 5 Qershor, 2020

schedule 09:24 - 5 Qershor, 2020

Franko Dine artisti që ka mbuluar muret me grafiti që përcjellin mesazhe të ndryshme, në “Abc e mëngjesit” ka folur për artin e rrugës dhe veprat e tij.

Gjatë bisedës në studio më gazetarin Enkel Demi ai u shpreh se pothuajse disa prej punëve i janë fshirë duke shkaktuar edhe një ndjesi negative te artisti.

“Kur filloi ky lloj arti ideja ishte të qëndronin enigmatikë, pasi nuk u pranua menjëherë nga qytetarët. Sot kanë ndryshuar kohërat. Artistët e rrugës po bëhen shumë më të pranuar”, u shpreh ai.

Franko Dine

Dine u shpreh se veprat kryesisht fokusohen te problematika shoqërore, ndërsa shtoi se nuk e ka kuptuar reagimin e disa personave të cilat kanë arritur deri aty sa i kanë fshirë.

“Duhet të kuptojmë se natyra është ajo që na jep jetën, energjinë dhe entuziazmin. Nuk duhet të harrojmë se Lurën dhe shkatërrimin që i është bërë nga dora  e njeriut. Njerëzit kanë bërë mrekulli, por e kanë bërë për të mirën e vetes së tyre dhe jo për të mirën e natyrë. Kjo është diçka që mua më prek sepse po shkatërrojmë natyrën”, tha më tej Dine.

Ai shpjegoi se këto vepra pavarësisht se disa personave nuk i pëlqejnë ky nuk është reagimi i duhur.

“Unë do të vazhdoj të punoj dhe do ta bëj akoma edhe më mirë”, u shpreh ai.