“Art në hapësirat publike”, Rama ndan fotot e projektit të ri të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës

schedule08:36 - 26 Shkurt, 2023

schedule 08:36 - 26 Shkurt, 2023

MALËSI E MADHE- Ministria e Kulturës ka nisur zbatimin e programit të ri “Art në hapësirat publike” dhe një i tillë është realizuar në Malësinë e Madhe, përkatësisht në aksin rrugor që lidh pikën kufitare të Hanit të Hotit me Malin e Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar fotot duke uruar qytetarët për një të diel të mbarë. Kjo vepër thotë kryeministri është realizuar nga artisti Sadik Spahija. Vepra artistike është vendosur në mesin e rrethrrotullimit.

“Mirëmëgjes dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!