Janë punuar me shumë mjeshtëri e me dashuri…
Janë punime që flasin vetë. Çdo fije peri është një histori, një frymëzim dhe një amanet i trashëguar brez pas brezi. Ky është arti i vërtetë i grave shqiptare, të cilat përmes duarve të tyre të arta kanë sjellë modë, bukuri dhe identitet që 100 vite më parë , shumë kohë përpara se moda të ishte pjesë e industrisë së sotme.
38 jelekë të krahinave të ndryshme të vendit janë bërë pjesë e një ekspozite të veçantë në Muzeun Historik të Shkodrës, titulluar “Arti i fijes në jelek”. Ekspozita sjell për vizitorët një udhëtim përmes ngjyrës, motiveve dhe punës së hollë të dorës së gruas artizane shqiptare, një rrëfim i kulturës sonë popullore, i sjellë në dritë përmes një tradite që nuk shuhet kurrë.
Drejtoresha e Muzeut Historik të Shkodrës, Majlinda Laçej, shpjegon se ideja për ekspozitën erdhi pas procesit të inventarizimit, pasi çdo jelek rezultoi të ishte një vepër më vete, me veçorinë dhe bukurinë e tij unike.
Jelekët datojnë nga fillimi I viteve 1700 e deri 50 vitë më parë, ndërsa janë nga hapësira të ndryshme të Shqipërisë. E veçanta është ekspozimi I jelektur të motrës tone, I motrës së mjeshtrit të pikturës e arkitekturës, Kolë Idromeno.
Kjo ekspozitë synon që të rinjtë, e sidomos nxënësit, të njihen me të kaluarën e historinë e vendit tonë.
Punimet e ekspozuara janë të rralla, të punuara me materiale tepër të kushtueshme dhe të gjitha të realizuara me dorë, ndërsa fijet e mëndafshit apo materialet e tjera janë siguruar brenda vendit. Një zeje e cila kërkohet të ringjallet duke e kthyer veshjen tradicionale në një modë të ditëve të sotme

