Art mbi barkun e rrumbullakosur, shqiptarja: Shtatzënia duhet festuar, bëj çdo ditë piktura

schedule09:40 - 21 Nëntor, 2023

schedule 09:40 - 21 Nëntor, 2023

Ornela Rrapaj është një mami shtatzënë tepër kreative. Si pasojë, ajo është bërë shumë virale në rrjet. Ornela realizon mbi barkun e rrumbullakosur piktura të ndryshme, të cilat duken tepër reale.

Në një lidhje me Skype nga Zvicra për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se ka mbaruar Liceu e Arteve në Vlorë për katër vite, gjithashtu pikturën e ka dhunti.

Sakaq, Ornela ka zbuluar se kjo ide kaq e bukur i lindi gjatë shtatzënisë dhe do t’i ngelet një kujtim fëmijës që do të vijë në jetë.

“Unë kam mbaruar shkollën në Liceu e Arteve në Vlorë për katër vite dhe e kam dhe dhunti. Babai i fëmijës është shumë i lumtur kur vizatojë. Më lindi ideja kur isha shtatzënë për këto vizatime. Bashkëshorti im është me origjinë italiane, por ka lindur dhe është rritur në Zvicër.

Unë në profesion jam estetiste dhe prap është pjesë e artit dhe kjo. Këtu në Zvicër vlerësohet shumë mirë”, u shpreh ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!