Art dhe zeje në shkolla, projekt për nxitjen e një jete sa më të shëndetshme për të rinjtë

schedule12:53 - 13 Maj, 2023

schedule 12:53 - 13 Maj, 2023

Nxënësit e shkollës “Andon Zako Çajupi” në Tiranë kanë ndërtuar teatrin e tyre të vogël në shkollë. Pas mësimit ata vënë në skenë shfaqje.

Efekte nxënësit duke dhënë shfaqje

Sara Ferçaj tregon se në këtë mënyrë zbuloi talentin e saj për aktrimin.

E kam pasion aktrimin. Por këtë talent e zbulova me shume nga projekti art zeje”, ka thënë ajo.

Efekte nga nxënësit që stërviten për vetëmbrojtjen

Desara Arapi, është pjesë e programit për vetëmbrojtjen. Ajo thotë se tani di si të reagojë në raste rreziku.

“Tani e di qe ne një rast rreziku si mund ta shmang të veproj di dhe pjesën që duhet të tregoj për situatat që më ndodhin”, ka thënë Desara

Mësuesja që trajnon nxënësit shpjegon se kjo i përgatit ata për çdo situatë.

Ështe futur vetembrojta që nxenësit te dine të vetembrohen. Te situatat e bullizmit të dinë sit ë reagojnë që ta shmangin. Edhe per situaten e bullizmit. Ne i mesojme nxenesit si te rëgojne edhe fizikisht dhe teorikisht”, ka thënë mësuese Eva Xhika.

Nxënës të tjerë kanë shprehur pasionet e tyre, me punime të ndryshme artizanale.

Bionën e gjetëm duke pikturuar mbi gurë. Thotë se ky është një talent që e zbuluar tek vetja.

Ky është një punim në gurë. Kemi përdorur.  Bojërat pastel. Kjo është punuar me guacka. Zbuluam disa talente të reja, pikërisht pikturën në gurë një risi, që nuk e kisha bërë me përpara”, ka thënë Biona Musaj.

Një vend të veçantë zënë edhe punimet e nxënësve me aftësi ndryshe.

“Një nga to është Greli, nxënës i klasës së 10-të. Botën e tij shpirtërore e shpreh në këtë mënyrë, me piktura”, ka thënë Flora Gjoka.

Ky program ka gjetur një mbështetje të madhe edhe nga prindërit.

Shkolla të mos jetë vetëm vendi ku mesohet shkence, por edhe vendi ku nxenesit te shfaqin talentet e tyre. Nxënësit e gjejnë veten dhe duke bërë një lloj aktivitetifizik, përshembull te kopshti i shkollës ata kanë mbjellë pemë, lule. Kanë mbjelle agrume”, ka thënë drejtoresha e shkollës Teuta Dobi.

Programi aplikohet aktualisht në 200 shkolla dhe vitin e ardhshëm synon të nisë zbatimin në të gjithë vendin. /abcnews.al