Shumë njerëz e lënë një gotë ujë afër shtratit të tyre para se të flenë, për ta pirë atë në rast se kanë nevojë gjatë natës apo në mëngjes. Por, mbajtja e ujit pranë shtratit tuaj mund të mos jetë aq e dobishme sa keni menduar.
Bright Side shpjegon se pse është më mirë të pini një gotë ujë të freskët në mëngjes, në vend që të pini disa nga gota që qëndrua gjatë gjithë natës, shkruan abcnews.al.
Mund të bien pisllëqe në gotë
Nëse e lini gotën deri në mëngjes pa i vendosur diçka sipër, pisllëqet apo mushkonjat, dhe insektet e tjera mund të bien në të. Mund të mos e vini re dhe ta pini ujin në mëngjes.
Uji ndryshon shijen e tij
Nëse e mbushni gotën me ujë nga çezma, me siguri përmban klor që i shtohet për dezinfektim. Por klori do të fillojë të avullojë gjatë natës, duke ndryshuar shijen e ujit. Si rezultat, shija e ujit mund t’ju mos ju pëlqejë, nëse jeni mësuar të pini ujë të freskët nga çezme.
Bëhet burim mikrobesh
Kur pini një gllënjkë ujë, transferoni miliona baktere nga goja juaj në gotë dhe më pas në ujë. Kështu që nëse vendosni të pini pak ujë nga ajo gotë në mbrëmje ndërsa përpiqeni të bini në gjumë, mikrobet do të futen brenda dhe do të shumohen në mëngjes.
Mund të ndikojë në gjumin tuaj
Pirja e ujit gjatë natës, mund të bëjë që të shkoni më shpesh në banjë. Kështu, duke u zgjuar disa herë, prishni dhe ciklin tuaj të gjumit, dhe për këtë shkak ndjeheni më të lodhur në mëngjes. /abcnews.al/