Arsyet pse fundosja e anijes ruse “Moskva” do të ndikojë në luftën tokësore

schedule15:33 - 15 Prill, 2022

schedule 15:33 - 15 Prill, 2022

Fundosja e anijes luftarake ruse “Moskva” do të ketë ndikim për luftën tokësore që zhvillohet në Ukrainë, sipas Shashank Joshi, redaktor i mbrojtjes i The Economist.

Anija nuk kishte raketa që mund të gjuanin në tokë, por siguronte mbrojtje ajrore për anijet e tjera përreth saj, të cilat mbanin raketën e kalibrit për të goditur objektivat në Ukrainën jugore dhe qendrore, tha Joshi për programin World At One të BBC Radio 4.

“Në një farë kuptimi, ishte një ‘dhëmbëz në makinën’ detare për sa i përket mbrojtjes ajrore, komandës dhe kontrollit, dhe në komunikimin me anijet e tjera që lehtësonin goditjet direkte në tokë,” tha ai.

Joshi tha se kërcënimi që anija paraqiti së bashku me flotën në tërësi, e cila tani është larguar pak nga vija bregdetare, po e detyronte Ukrainën të mbante më shumë njerëz rreth Odesës, qytetit që ishte nën kërcënim prej disa javësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!