Skalpi duhet të prodhojë një sasi të caktuar vaji për t’i mbrojtur flokët. Por, sebumi i tepërt mund të sjellë shumë shqetësime, si mungesa e volumit apo rënia e flokëve deri tek një problemet me zbokthin. Bright Side ka listuar disa nga arsyet që shkaktojnë yndyrën e tepërt në flokë.
I shtëngoni shumë flokët dhe i mbani me shkëlqim
Flokët tuaj mund të duken të këndshëm por ky stilim bën që sebumi juaj të grumbullohet nën flokët dhe rrënjët e tij. Stilimet me shkëlqim kërkojnë shumë produkte dhe bëjnë që flokët të yndyrosen më shpejt. Prandaj, mos e teproni me produkte stilimi që kërkojnë më pas larje të flokëve.
Nuk i shpërlani flokët me ujë të ftohtë
Uji i nxehtë është i shkëlqyeshëm për hapjen e poreve dhe kutikulave të flokëve dhe largimin e papastërtive, por mund të jetë i dëmshëm për flokët tuaj. Mund ta thajë shumë lëkurën e kokës, duke shkaktuar zbokth dhe prodhim të tepërt të vajit.
Është më mirë të përdorni ujë të ngrohtë kur bëhet fjalë për shampo dhe kondicionim, dhe shpëlani flokët me ujë të ftohtë pasi të keni bërë larjen e tij për të mbyllur kutikun e flokëve.
Zgjidhni produktet e gabuara të kujdesit për flokët
Ekspertët këshillojnë të tregoheni të kujdesshëm me produktet që etiketohen si të “fortë”. Ata mund t’i mbulojnë flokët me një shtresë të hollë mbrojtëse që i bën flokët tuaj të duken më të yndyrshëm nëse keni flokë të hollë ose një kokë vajore. Ekspertët këshillojnë të shmangni produktet që janë të dizajnuara për flokë të thatë ose të dëmtuar.
Krihni dhe i prekni flokët shpesh
Kur i prekni flokët, transferoni vajra dhe baktere nga duart tuaja në flokë, duke i bërë ata më të yndyrshëm. Larja e flokëve tuaj shpesh bën edhe më shumë dëm sesa mirë. Larja e vazhdueshme bën që sebumi të përhapet në të gjithë flokët tuaj dhe e bën atë të duket më pak voluminoz.
Mos i krihni flokët: ekspertët sugjerojnë që 2 herë në ditë mund të jenë të mjaftueshme për njerëzit që nuk kanë flokë shumë kaçurrelë ose me teksturë, dhe gjithmonë bëjeni atë me një furçë të pastër.
Jeni shumë të stresuar
Stresi e bën trupin tuaj të prodhojë më shumë kortizol, një hormon që e nxit lëkurën të prodhojë më shumë sebum dhe, si rezultat duket me vaj. Stresi gjithashtu mund të jetë një nga arsyet e zbokthit që mund të çojë në një kokë të yndyrshme gjithashtu.
Përpiquni të menaxhoni stresin tuaj. Përdorimi i produkteve të veçanta të flokëve do të ndihmojë në luftimin e zbokthit dhe do ta bëjë lëkurën e kokës tuaj të ndjehet më e rehatshme ndërsa jeni duke u marrë me situata të vështira të jetës.
I lani flokët shumë shpesh
Edhe pse mund të tingëllojë pak absurde, sa më shumë t’i lani flokët, aq më i yndyrshëm mund të bëhet. Larja e flokëve shpesh bën që gjendra e sebumit të prodhojë më shumë vaj, veçanërisht nëse përdorni produkte të gabuara të kujdesit për flokët.
Përpiquni t’i lani sa më pak dhe përdorni shampo që nuk e thajnë shumë flokun. Ekspertët këshillojnë t’i kushtoni vëmendje zonës ku jetoni dhe problemet e flokëve që keni. /abcnews.al